Foda nuk u deklarua për media pas humbjes, gazeta rumune: Nuk ka mundur ta përballojë turpërimin

Futboll

Foda nuk u deklarua për media pas humbjes, gazeta rumune: Nuk ka mundur ta përballojë turpërimin

Më: 7 shtator 2024 Në ora: 13:52
Franco Foda

Rrallë ndodhë që ndonjë selektor të mos flasë pas ndeshjeve, kur kjo i kërkohet.

Dhe selektori i Kosovës, Franco Foda e bëri pikërisht këtë.

Pas humbjes 3:0 nga Rumania, të cilën kapiteni Amir Rrahmani e vlerësoi turpëruese, Foda nuk foli për mediat e interesuara, ndërsa nuk u paraqit as në konferencën zyrtare për shtyp.

Prej Kosovës foli vetëm kapiteni Amir Rrahmani, ndërsa nuk u prononcuan lojtarët e tjerë.

Kur Kosova fiton, që po ndodhë rrallë në vitet e fundit, flasin thuajse të gjithë.

“Ai nuk ka mundur ta përballojë turpërimin! Vendimi që mori selektori i Kosovës menjëherë pas humbjes 3:0”, është titulli i gazetës rumune “Sport” për veprimin e gjermanit.

Gjermani Foda për herë të parë drejtoi ndeshje në Kosovë. Për të ishte ndeshja e parë zyrtare në krye të Kosovës. Dhe rezultati ishte dëshpërues.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat