Gjithçka është gati për hapjen e stadiumit të rinovuar të skuadrës shqiptare Deçiqi nga Tuzi
Kampioni i Malit të Zi po ballafaqohet me një fenomen!
Media malazeze “Vijesti” ka shkruar se fusha është e mbuluar nga uji.
“Reshjet e dendura gjatë ditëve të fundit kanë paralajmëruar edhe probleme të mundshme...
Fusha e re e kampionit malazez tashmë është në uji, dhe pyetja është se çfarë do të ndodhë nëse reshjet vazhdojnë apo kur ato janë shumë më të shpeshta gjatë vjeshtës.
Rikonstruksioni i stadiumit në Tuzi ka filluar në vitin 2022 dhe siç njofton Federata e Futbollit të Malit të Zi, e cila është investitore e projektit, vlera e investimit është pak më pak se dy milionë e gjysmë euro.
Gjatë korrikut, Deçiq njoftoi se së shpejti do të presë sërish në stadiumin e tyre, i cili tani ka një tribunë moderne me 1300 ulëse”, shkruan mediumi malazez.