Merr frymë Tirana, bardheblutë sigurojnë qëndrimin në Superiore, mundin Pogradecin

Futboll

Merr frymë Tirana, bardheblutë sigurojnë qëndrimin në Superiore, mundin Pogradecin

Më: 4 maj 2025 Në ora: 20:12
Pamje nga ndeshja

Tirana siguron qëndrimin në Superiore, pasi mundi minimalisht 1-0 Pogradecin në “Elbasan Arena”, në finalen e “Play Out”. Rasti i parë serioz i takoi bardhebluve, me Jarmouni që flirtoi me golin e avantazhit pas çerek ore lojë por goditja e tij u ndal nga portieri.

Ekipi i Shkëmbit festoi  në fundin e pjesës së parë pas një goli fantastik nga distanca të Soler. Gjithsesi, gëzimi nuk zgjati shumë, pasi arbitri anuloi golin për faull të Micit në sulm, vendim ky i marrë pas komunikimit me VAR.

Tirana shtoi presionin dhe gjeti golin e epërsisë vetëm në fundin e sfidës.

Një devijim i pafat i Hysenllarit solli golin, me rezultatin që mbeti i pandryshuar deri në fund.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat