Shok skuadre me futbollistin e Kombëtares, mesfushori shqiptar shkon në Poloni për firmën me ekipin e ri

Futboll

Shok skuadre me futbollistin e Kombëtares, mesfushori shqiptar shkon në Poloni për firmën me ekipin e ri

Më: 30 qershor 2025 Në ora: 10:36
Foto ilustrim

Lindon Selahi do ta vazhdojë karrierën te Vidzev Lodz. Detajet janë zbuluar tashmë për mesfushorin shqiptar, që spikati te Rijeka.

Selahi pritet nesër në Poloni për të përfunduar testet mjekësore. 26-vjeçari do të veshë fanellën me numrin 18 dhe do t’i bashkohet skuadrës të mërkurën për fazën përgatitore. Kontrata që do të firmosë, do të ketë vlerë për tre vitet e ardhshme.

Po ashtu, do të qëndrojë opsioni i rinovimit edhe për një edicion tjetër. Selahi do të gjejë në skuadër Juljan Shehun.

Të dy pritet të udhëheqin mesfushën e Vidzev Lodz për edicionin e ardhshëm.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat