Floriana nuk i reziston Ballkanit në Prishtinë! Fiken dritat në fund të pjesës së parë

Futboll

Floriana nuk i reziston Ballkanit në Prishtinë! Fiken dritat në fund të pjesës së parë

Nga: K. Goca Më: 22 korrik 2025 Në ora: 22:26
Pamje kur u fiken dritat

Ballkani e ka nisur ashtu si i ka hije garat evropiane, duke shënuar fitore me rezultat 4:2 ndaj skuadrës nga Malta, Floriana.

Kjo ishte ndeshja e parë e rrethit të dytë të kualifikueseve të Conference League në futboll. 

Ballkani i Therandës ka treguar lojë të mirë dhe me meritë e ka mposhtur rivalin.

E zeza e kësaj ndeshje është minuta e fundit e pjesës së parë kur fiken dritat në stadiumin  “Fadil Vokrri” në Prishtinë, ky ishte një turp i madh.

Stadiumi në errësirë, si pasojë, gjyqtari u detyrua ta mbyllë para kohe pjesën e parë.

Futbollistët Bleart Tolaj dhe Sunday Adetunji, janë kreatorë të fitores së thellë.

Për Ballkanin shënuan Bleart Tolaj (14' e 32') dhe Sunday Adetunji (27' e 76') dhe për udhëtuesit Grech (8' - nga penalltia) e Jah (25').

Ballkani ka epërsi të mirë për ndeshjen e kthimit dhe me një këmbë gjendet në rrethin e tretë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat