Sulmuesi nga Kosova shënon në Rusi, por trajneri rus habit me një detaj që tregon

Futboll

Sulmuesi nga Kosova shënon në Rusi, por trajneri rus habit me një detaj që tregon

Më: 21 shtator 2025 Në ora: 13:01
Mirlind Daku

Sulmuesi shqiptar Mirlind Daku shënoi golin e barazimit për Rubin Kazanin në ndeshjen ndaj Akron Togliatti, e cila përfundoi 2:2 këtë të shtunë, por performanca e tij nuk kaloi pa kritikë.

Trajneri i Dakut, Rashid Rakhimov, ka pranuar publikisht se nuk ishte i kënaqur me lojën e sulmuesit në pjesën e parë të ndeshjes.

“Kam kritika për të, por kjo është çështje e brendshme e ekipit tonë. Kishim pritshmëri më të mëdha prej tij,” tha trajneri rus, duke shtuar: “Gjithsesi, ai shënoi. Uroj ta kuptojë që është një nga liderët e ekipit dhe duhet të jetë i qëndrueshëm.”

Rakhimov nuk harroi të përfshijë edhe një shaka.

“Daku sapo është martuar dhe ndoshta kjo mund ta ketë bërë pak të mërzitur.”

Një koment i lehtë i trajnerit, i cili tregoi se situata personale mund të ndikojë edhe në performancën sportive, por që nuk e ul rëndësinë e golit të shënuar.

Me këtë barazim, Rubin Kazan vazhdon rrugëtimin e tyre në ligë, ndërsa Daku duhet të tregojë më shumë qëndrueshmëri dhe kontribut në ndeshjet e ardhshme për të mbajtur vendin e tij si lider i skuadrës.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat