“Shpresoj të takohemi në botëror”, trajneri i Jordanisë: Shqipëria ekip i fortë, duam të tregojmë veten

Futboll

“Shpresoj të takohemi në botëror”, trajneri i Jordanisë: Shqipëria ekip i fortë, duam të tregojmë veten

Më: 13 tetor 2025 Në ora: 20:47
Jamal Sellami

Jordania do sfidojë Shqipërinë në miqësore të martën, në ndeshjen që do luhet në “Air Albania”.

Para kësaj sfide, në konferencë doli trajneri i jordanezëve, Jamal Sellami.

“Shpresoj të takohemi në Botëror. Shqipëria ka një ekip shumë të mirë, ka bërë paraqitje të mira në 6 ndeshjet e fundit dhe ne e kemi studiuar lojën tuaj.

Për ne është një mundësi shumë e mirë të provojmë veten ndaj një shkolle futbolli europiane që është ndryshe nga ne”, tha Sellami.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat