Shqiptari që po bën bujë në diasporë, publikon foto me dr. Ibrahim Rugovën dhe kryeministrin Albin Kurti

Futboll

Shqiptari që po bën bujë në diasporë, publikon foto me dr. Ibrahim Rugovën dhe kryeministrin Albin Kurti

Nga: K.Goca Më: 1 janar 2026 Në ora: 20:10
Bujar Neziri me kryeministrin Albin Kurti dhe Presidentin Historik të Kosovës, dr. Ibrahim Rugova

Bujar Neziri, i njohur si një humanist i madh në diasporën shqiptare, vazhdon të jetë një emër me peshë për kontributin e tij të çmuar ndaj Republikës së Kosovës, veçanërisht në vitet më të vështira të saj.

Sot, Neziri është president i klubit të futbollit Kosova e Dusseldorfit, që garon në Landesliga të Gjermanisë, duke dhënë një kontribut të rëndësishëm edhe në promovimin e sportit shqiptar në diasporë.

Ai ka befasuar opinionin publik me publikimin e dy fotografive, të realizuara në dy periudha të ndryshme kohore, me një diferencë prej plot 29 vitesh.

Fotografia e parë daton nga viti 1997, ku Bujar Neziri shihet përkrah Presidentit Historik të Kosovës, dr. Ibrahim Rugova, në një kohë kyçe për fatin e vendit.

Fotografia e dytë është realizuar në vitin 2025, ku ai shfaqet me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.

Dy fotografi domethënëse, nga dy kohë të ndryshme historike, që dëshmojnë vazhdimësinë e angazhimit, përkushtimit dhe lidhjes së pandërprerë të Bujar Nezirit me Kosovën.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat