Declan Rice arrin një tjetër rekord historik në Premier League

Futboll

Declan Rice arrin një tjetër rekord historik në Premier League

Më: 31 janar 2026 Në ora: 16:37
Declan Rice

Declan Rice do të zhvillojë sot ndeshjen e tij të 300-të në Premier League, duke hyrë kështu në historinë e kampionatit anglez.

Mesfushori anglez bëhet lojtari i pestë më i ri që arrin këtë shifër mbresëlënëse paraqitjesh në elitën e futbollit anglez.

Ky rekord është dëshmi e vazhdimësisë, profesionalizmit dhe nivelit të lartë që Rice ka treguar që në moshë të re.

Nga debutimi i tij e deri më sot, ai ka qenë një figurë kyçe për ekipet ku ka luajtur, duke u shndërruar në një nga mesfushorët më të besueshëm dhe më të vlerësuar në Premier League.

Arritja e 300 ndeshjeve në një moshë kaq të re e konfirmon Declan Rice si një nga emrat më të rëndësishëm të brezit të tij dhe një lider të padiskutueshëm në fushë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat