Florent Hasani shënon dy gola për skuadrën e tij të re

Futboll

Florent Hasani shënon dy gola për skuadrën e tij të re

Më: 1 shkurt 2026 Në ora: 19:59
Pamje nga ndeshja

Skuadra e Amedsporit është duke fituar 6:0 ndaj Adana Demirsporit në ndeshjen e vlefshme për javën e 23-të në Ligën e Parë të futbollit në Turqi.

Dy gola në këtë takim i shënoi sulmuesi kosovar, Florent Hasani.

Hasani shënoi dy golat e parë me fanellën e klubit të ri, Amedsporit.

Ai shënoi fillimisht në minutën e 45’të dhe më pas në minutën e 59’të.

Me këto dy gola, Hasani shkon në kuotën e 16 shënimeve këtë edicion dhe është i dyti në listën golashënuesve.

Më së shumti ka bashkëlojtari, Diagne (20 gola).

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat