Yamal: Shpresoj të qëndroj te Barcelona përgjithmonë

Futboll

Yamal: Shpresoj të qëndroj te Barcelona përgjithmonë

Më: 3 shkurt 2026 Në ora: 09:54
Lamine Yamal

FC Barcelona pati një sezon shumë të mirë 2024–25, në të cilin disa nga lojtarët e saj shkëlqyen. Megjithatë, vëmendjen kryesore e mori sulmuesi Lamine Yamal, i cili mahniti botën me paraqitjet e tij të nivelit të lartë, vetëm në moshën 18-vjeçare.

Spanjolli mori edhe shumë vlerësime për këto paraqitje, përfshirë vendin e dytë në garën për Topin e Artë, si dhe disa çmime të tjera. Vlerësimi më i fundit për të erdhi mbrëmë, në përvjetorin e 120-të të gazetës spanjolle Mundo Deportivo, ku atij iu dorëzua Trofeu Mundo Deportivo.

Pas marrjes së çmimit, Yamal foli edhe për mediat, ndërsa një nga temat ishte e ardhmja e tij te Barcelona. Në këtë drejtim, sulmuesi u shpreh:

“Shpresoj të qëndroj këtu gjithë jetën time, aty ku kënaqem çdo ditë, te klubi më i mirë dhe në qytetin më të mirë në botë.”

Yamal foli gjithashtu për ndeshjen e ardhshme të Kupës së Mbretit ndaj Albacetes:

“Nesër është një ditë shumë e rëndësishme. Po luftojmë për gjysmëfinalen e Kupës, i cili është një trofe që duhet ta fitojmë.”

Lamine Yamal realizoi një gol të mrekullueshëm në ndeshjen e fundit ndaj Elches, dhe tifozët shpresojnë ta shohin një tjetër paraqitje brilante prej tij për ta udhëhequr ekipin drejt gjysmëfinales së Kupës së Mbretit.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat