Gjyqtari i famshëm i Premire League-s në “Fadil Vokrri’

Futboll

Gjyqtari i famshëm i Premire League-s në “Fadil Vokrri’

Më: 17 shkurt 2026 Në ora: 12:17
Pamje nga ndeshja

Këtë javë, Drita luan ndaj Celje, ndeshjen e vlefshme të play-offit në UEFA Conference League.

Ky takim zhvillohet në stadiumin “Fadil Vokrri”, dhe tashmë UEFA ka caktuar gjyqtarin.

Anglezi, Chris Kavanagh do të ndajë drejtësinë në këtë takim, së bashku me kolegët: Simon Bennet dhe Neil Davies.

Gjyqtar i katërt do të jetë Thomas Barmall, kurse në VAR: Darren England.

Drita dhe Celja ndeshjen e parë e luajnë në Prishtinë, të enjtën nga ora 21:00.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat