Ernest nuk do të jetë më pjesë e Tiranës

Futboll

Ernest nuk do të jetë më pjesë e Tiranës

Më: 11 mars 2026 Në ora: 15:37
Tirana

Emmanuel Ernest nuk do të jetë më pjesë e Tiranës.

Edhe u afrua me bujë në merkaton e janarit, sulmuesi 25-vjeçar nga Liberia ka njoftuar largimin nga “bardheblutë”, në një moment tepër delikat.

“Faleminderit shumë KF Tirana. Ne vendosen që në këtë moment, më e mira për të dyja palët është që të ndajmë rrugët.

Tani jam lojtar i lirë. Faleminderit tifozëve, shokëve të ekipit për gjithçka. Ju u roj fat të mirë për pjesën e mbetur të sezonit dhe të shkoni përpara”, shkruan Ernest.

Kujtojmë se Ernest u shit në shtatorin e vitit 2025 nga Tirana në Algjeri te USM Alger, për 500 mijë euro.

Ai u rikthye këtë janar, por nuk ia doli që të ndihmonte ekipin as në drejtimin e Ardian Nuhiut e as të Orges Shehit.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat