Vdes pronari i klubit nga Serie A

Futboll

Vdes pronari i klubit nga Serie A

Më: 20 mars 2026 Në ora: 12:41
Michael Hartono

Michael Hartono, aksioneri kryesor i klubit të Comos, ka ndërruar jetë në moshën 86-vjeçare.

Ai, së bashku me vëllanë e tij, Robert Budi, janë miliarderë indonezianë, të renditur ndër më të pasurit në botë, të njohur për ndërtimin e një kompanie të njohur duhani dhe për investimet e tyre në banka, fushën elektronike dhe pronësi të paluajtshme.

Që nga viti 2019, ata zotërojnë klubin e Comos, të cilin e kanë çuar nga Serie D deri në Serie A dhe tani në zonën e Ligës së Kampionëve.

Lajmin për ndarjen e tij nga jeta e raportuan mediat indoneziane, ndërsa klubi nuk ka lëshuar ende një deklaratë zyrtare. Pak më vonë, Como publikoi një mesazh ngushëllimi.

“Como 1907 është thellësisht i pikëlluar nga ndarja nga jeta e Michael Bambang Hartono. Klubi i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes Hartono dhe gjithë grupit Djarum.

Nën udhëheqjen e familjes,

Klubi ka hapur një kapitull të ri në historinë e tij, dhe për këtë arsye klubi e kujton me mirënjohje dhe respekt”, shkruan klubi.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat