Ja pse mungon Ronaldo

Futboll

Ja pse mungon Ronaldo

Më: 20 mars 2026 Në ora: 19:43
Cristiano Ronaldo

Cristiano Ronaldo nuk do të jetë në fushën e lojës me Portugalinë për ndeshjet miqësore me Meksikën dhe SHBA.

Është pikërisht mungesa e 41 vjeçarit dhe prania e Ricardo Hortës dhe Gonzalo Guedes në listën e 27 futbollistëve të grumbulluara për këto dy ndeshje, lajmi më i rëndësishëm për skuadrën luzitane.

Ronaldo mungon në këto dy ndeshje për shkak të një dëmtimi që e po e mbajnë jashtë fushave të lojës me Al Nassr. Por ai nuk është i vetmi që mungon në listën e publikuar nga Martinez.

Nuk është përfshirë në listën e tij as Palhinha me shumë mundësi për shkak të situatës jo të mirë të Tottenham dhe për shkak të tronditjes që pësoi pas një përplasjeje me Cuti Romero.

Çelësat e mesfiushës së skuadrës, në këtë mënyrë do të jenë në duart e Ruben e Joao Neves dhe sigurisht edhe Vitinhas.

Portugalia, në fazën finale të Botërorit të këtij viti, është në grupin K së bashku edhe me Uzbekistanin, Kolumbinë dhe fituesen e playoffit mes Republikës Demokratike të Kongos, Kaledonisë së Re dhe Xhamajkës

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat