Ferrara përjashtohet nga murali “Maradonan”

Futboll

Ferrara përjashtohet nga murali “Maradonan”

Më: 21 mars 2026 Në ora: 12:18
Pamje

Një murale jashtë stadiumit “Diego Armando Maradona”, i realizuar nga Ciro Cerullo, shfaq 11 lojtarët që sipas artistit “kanë shkruar më shumë historinë e Napolit”.

Në të mungon Ciro Ferrara, i cili, siç raporton “Il Mattino”, nuk e la pa koment këtë harresë: “Ciro Cerullo, lindur më 1990, është shumë i ri për t’i kuptuar ato vite dhe sigurisht u udhëhoq nga thashethemet”.

Ferrara shtoi: “Do të gënjeja nëse do të thoja se nuk më vjen keq që nuk u përfshiva në ‘Undici ideali’, sidomos sepse jam bir i Napolit dhe napoletani më fitues në historinë e klubit. Do të gënjeja edhe sikur të bëja sikur nuk e di arsyen e vërtetë, pavarësisht ‘arsyeve’ të paraqitura.

Fatmirësisht, çdo herë që eci në rrugët e qytetit tim, ka napoletanë dhe tifozë realistë që e kanë jetuar atë epokë, njohin historinë e largimit tim dhe e dinë që kurrë nuk ka qenë mohim i historisë apo origjinës sime”.

Mungesa e tij lidhet me transferimin te Juventusi më 1994, që sipas disa mendimeve prishi lidhjen e tij me qytetin. Megjithatë, Ferrara jeton në Torino, por dashuria për Napolin dhe klubin axurr nuk është shuar kurrë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat