Asmaa Gacem betohet se do të luftojë pasi u shkarkua nga detyra nga Antonio Politano, bashkëshorti i saj dhe pronar i kompanisë që zotëron klubin toskan të Serie D.
Në deklaratë thuhej: “Kush gabon, paguan. Nuk ka arsye personale”.
“Shihemi në gjykatë.” Ish-presidentja e klubit të Serie D, AC Prato, Asmaa Gacem nuk po dorëzohet dhe betohet të luftojë, shrkuan media italiane “La Gazzetta dello Sport”.
“Jam shkarkuar pa arsye të justifikuar.” Dhe ka edhe më shumë: presidenti i ri, Antonio Politano, është bashkëshorti i saj. Duket, në fakt, se pas kësaj qëndrojnë arsye personale.
Ndeshja e Serie D mes AC Carpi dhe AC Prato përfundoi me një përleshje të madhe.
Gjithçka ndodhi në minutat e fundit: lojtarët vendas ia kthyen topin mysafirëve pasi këta e kishin nxjerrë qëllimisht jashtë për të lejuar trajtimin e një lojtari të dëmtuar të Carpi-t.
Pas rivënies nga jashtë, mbrojtësi lejoi topin të kalonte drejt portierit të vet, por sulmuesi i Carpi-t, Tommaso Saporetti, vendosi të ndërhyjë dhe të shënojë gol.
Më pas shpërtheu një debat i ashpër në fushë.
35-vjeçarja, me origjinë nga Maroku, megjithatë nuk e pranoi këtë situatë. Ajo njoftoi një konferencë për shtyp në qytet, ku sulmoi bashkëshortin e saj.
“Këto janë vendime të paligjshme. Ndryshimi i presidentit,” tha Gacem, “nuk lidhet aspak me arsye që janë nën kontrollin tim.
Ndryshimi nuk ka lidhje as me çështjen e zgjerimit të stadiumit, siç kemi dëgjuar.”
Politano iu përgjigj menjëherë deklaratave të Asmaa Gacem dhe kundërsulmoi, duke fajësuar bashkëshorten e tij, e larguar nga presidenca e AC Prato, për menaxhimin e klubit.
“Kur bëhen gabime”, - tha ai, “është përgjegjësi e atyre që drejtojnë një projekt t’i pranojnë ato.
Unë e kam bërë këtë publikisht, madje kam marrë përgjegjësi edhe për gjëra që nuk janë të miat.
Është e papranueshme që reputacioni i një grupi industrial të vihet në dyshim”.