Harry Kane vlen 250 milionë euro?

Futboll

Harry Kane vlen 250 milionë euro?

Më: 29 mars 2026 Në ora: 16:41
Harry Kane

Presidenti i nderit të Bayern Munich, Uli Hoeneß, në një intervistë të fundit për “Kicker”, ndër të tjera u ndal edhe te vlera e Harry Kane në tregun e sotëm.

“Ishte paksa e rrezikshme të shpenzoja rreth 100 milionë euro për të në vitin 2023.

Por, ai ka luajtur jashtëzakonisht mirë për ne vitet e fundit.

Nëse marrim parasysh raportin çmim-performancë, do të thoja se sot vlen 150 milionë euro.

Por kur sheh se Alexander Isak i Liverpool kushtoi 150 milionë euro, atëherë Harry Kane vlen 250 milionë euro”, tha Hoeneß.

Kujtojmë se Harry Kane ka dhe një vit tjetër kontratë me Bayern Munich, por ka një klauzolë që lejon largimin e tij që këtë verë.

Te Bayern po punojnë për të rinovuar përtej 2027-ës me sulmuesin anglez.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat