Kosova është e rrezikshme, e thotë trajneri i njohur turk

Futboll

Kosova është e rrezikshme, e thotë trajneri i njohur turk

Më: 31 mars 2026 Në ora: 12:10
Onder Ozen

Njohësi i futbollit turk, Onder Ozen, ka vlerësuar lart përfaqësuesen e Kosovës, duke e cilësuar si një ekip tepër luftarak dhe të paparashikueshëm.

Sipas Özen, edhe në situata kur rezultati mund të duket i sigurt, si për shembull një epërsi prej 2-0, Kosova mbetet një skuadër që nuk dorëzohet lehtë dhe mund të rikthehet në lojë në çdo moment.

“Është një ekip shumë kokëfortë.

Edhe nëse i lejon të futen në lojë në 2-0, nuk mund të thuash se i ke frenat në dorë,” u shpreh ai.

Kujtojmë që ndeshja ndaj Turqisë zhvillohet sonte nga ora 20:45.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat