Tifozat Kuq e Zi në përkrahje të Dardanëve!

Futboll

Tifozat Kuq e Zi në përkrahje të Dardanëve!

Më: 31 mars 2026 Në ora: 16:15
Tifozat Kuq e Zi

“Kosova është zemra e Shqipnisë”, Tifozat Kuq e Zi në përkrahje të Dardanëve!

Kombëtarja e Kosovës sonte e luan ndeshjen më të rëndësishme në histori, teksa përballet me Turqinë në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, në kuadër të finales së play-offit për Kupën e Botës.

E nuk ka munguar reagimi nga tifogrupi i Shqipërisë, Tifozat Kuq e Zi.

Ata publikuan një fotografi me hartën e Kosovës me shqiponjën dykrenare brenda dhe me mbishkrimin: Kosova është zemra e Shqipnisë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat