Kombëtarja e Turqisë lë hotelin dhe niset për “Fadil Vokrri”

Futboll

Kombëtarja e Turqisë lë hotelin dhe niset për “Fadil Vokrri”

Më: 31 mars 2026 Në ora: 19:05
Kombëtarja e Turqisë

Kombëtarja e Turqisë në këto momente është duke u larguar nga hoteli ku po qëndron në qendër të Prishtinës.

Mysafirët janë duke u nisur për në stadiumin “Fadil Vokrri”, aty ku do të luhet ndeshja e madhe finale e “play-offit”.

Kosova do t’i bëjë konak Turqisë, në ndeshjen që luhet për një vend në Kampionatin Botëror 2026.

Fituesi i kësaj përballjeje do të luajë në Botëror.

Ndeshja e sontme nis nga ora 20:45.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat