I mbaron kontrata në qershor, Hysaj organizon drekë me zgarë për lamtumirën nga Lazio

Futboll

I mbaron kontrata në qershor, Hysaj organizon drekë me zgarë për lamtumirën nga Lazio

Më: 6 maj 2026 Në ora: 09:03
Elseid Hysaj

Elseid Hysaj po bëhet gati t’i japë lamtumirën skuadrës së Lazios.

Mbrojtësit të kombëtares shqiptare i skadon kontrata në qershor të këtij viti dhe futbollisti shkodran tashmë ka menduar një mënyrë për të përshëndetur dhe për t’u dhënë lamtumirën shokëve të tij të skuadrës.

Sipas Radio Laziale, në Formello në ditët e ardhshme është në program organizimi i një dreke me zgarë i të gjithë skuadrës për të vijuar me entuziazmin e rezultateve të ndeshjeve të fundit dhe për të përforcuar akoma më shumë grupin në ndeshjet e mbetura në kampionat dhe finalen e Kupës së Italisë.

Gjithnjë sipas Radio Laziale ai që ka menduar të organizojë këtë momen special është pikërisht Elseid Hysaj duke qenë se muajin e ardhshëm i skadon kontrata; nga 1 korriku ai do të jetë një futbollist i lirë dhe kështu ky është një rast shumë i mirë për të përshëndetur shokët e skuadrës përpara largimit të tij nga ekipi bardhekaltër.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat