Kosova dhe Shqipëria është në zi me rastin e vdekjes tragjike të futbollistit Fatjon Bunjaku,
Futbollisti ishte pjesë e Elbasanit dhe ka qenë edhe pjesë e Kombëtares së Kosovës U-21.
Afrim Tovërlani, trajner i mirënjohur dhe më i trofeshmi në vendin tonë, është thellë i prekur nga ky lajm, duke shprehur fjalë prekëse për Bunjakun.
“I tronditur nga lajmi për humbjen e parakohshme të jetës së Fatjon Bunjakut. I shpreh ngushëllimet më të thella familjes, bashkëlojtarëve, shoqërisë dhe mbarë komunitetit sportiv.
Të qoftë i lehtë dheu i tokës dardane, fanellën e së cilës e mbrojte me dinjitet, krenari dhe përkushtim.
I përjetshëm është kujtimi për ty!”, ka shkruar legjenda e futbollit Tovërlani në profilin e tij në facebook.