Besëlidhja godet në merkato, vjen firma me ish-mbrojtësin e Atleticos

Futboll

Besëlidhja godet në merkato, vjen firma me ish-mbrojtësin e Atleticos

Më: 20 qershor 2026 Në ora: 14:06
Jesus Manuel Zabala Guillin

Jesus Manuel Zabala Guillin është futbollisti më i ri i Besëlidhjes

Mbrojtësi i krahut të majtë vendosi të mbyllte aventurën e tij me Tërbunin, për të nisur një rrugëtim të ri me lezhjanët në Kategorinë e Parë.

“Jesus Manuel Zabala Guillin është zyrtarizimi i fundit për klubin tonë. Kolumbiani Zabala luan në repartin difensiv”, shkruan ndër të tjera klubi i Besëlidhjes në rrjetet sociale.

Kujtojmë se 25-vjeçari kolumbian para se të vinte në Shqipëri, ka luajtur në vendlindje. Ai është aktivizuar për ekipe si Atletico Nacional, Fortaleza dhe Llaneros FC.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat