Futbollisti befason duke u transferuar tek Elbasani

Futboll

Futbollisti befason duke u transferuar tek Elbasani

Më: 20 qershor 2026 Në ora: 14:42
Loran

Loran është largimi i radhës nga Dinamo. “Superliga Shqiptare Fan Club” raporton se braziliani do të transferohet tek Elbasani.

Loran do të ishte përforcim në krahun e majtë të mbrojtjes para ndeshjeve në Europë.

30-vjeçari po largohet nga Dinamo me kujtimin e 115 ndeshjeve ku shënoi dy gola dhe asistoi katër të tjerë.

Dinamo e transferonte nga Bylisi në verën e vitit 2023. Vetëm në sezonin e fundit doli jashtë planeve të trajnerit Ilir Daja.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat