Muriqi nis stërvitjet me Fenerbahçen

Futboll

Muriqi nis stërvitjet me Fenerbahçen

Më: 20 qershor 2026 Në ora: 22:04
Vedat Muriqi

Vedat Muriqi është rikthyer në Turqi pas 6 vitesh.

“Pirati”, u kthye pikërisht te ish-skuadra e tij, Fenerbahçe ku do të ketë mundësinë të vazhdojë shkëlqimin e tij dhe të tentojë të kthejë titullin te skuadra nga Stambolli.

Muriqi, nuk humbi shumë kohë teksa tani mbajti stërvitjet e tij të para individuale në mënyrë që të përgatitet për sezonin e tij rikthyes në kampionatin turk.

Sezoni i kaluar ishte një për t’u mbajtur mend për Muriqin, pasi që ishte bërë i pari kosovar që shënon 23 gola në një sezon, por që nuk i mjaftoi pasi Mallorca ra nga La Lig.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat