Trajneri dhe Muriqi diskutojnë për titullin kampion

Futboll

Trajneri dhe Muriqi diskutojnë për titullin kampion

Më: 21 qershor 2026 Në ora: 15:06
Futbollisti Vedat Muriqi

Futbollisti Vedat Muriqi është rikthyer te Fenerbahce.

Sulmuesi shqiptar ka lënë gjurmë në ekipin nga Stambolli, që këtë vit kërkon të thyejë hegjemoninë e Gallatasarait.

Në një bisedë mes Kartalit dhe Muriqit, trajneri i Fenerbahçes i ka premtuar lojtarit nga Kosova se këtë sezon do të festojnë fitimin e titullit kampion.

“Këtë vit, me vullnetin e Zotit, do të bëhemi kampionë.

Duhet t’u sjellim buzëqeshje këtyre tifozëve, këtij komuniteti”, ka thënë Ismail Kartali.

Nga ana tjetër Vedat Muriqi i është përgjigjur me fjalët: “Të gjithë kemi nevojë për të (titullin kampion), trajner”..

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat