Zvicër - Kanada dhe Bosnjë-Katar, publikohen formacionet

Futboll

Zvicër - Kanada dhe Bosnjë-Katar, publikohen formacionet

Më: 24 qershor 2026 Në ora: 20:12
Formacionet

Botërori vazhdon mbrëmjen e sotme me ndeshjet vendimtare të Grupit B, ku të katër skuadrat zbresin në fushë në orën 21:00.

Në program janë dy përballje që pritet të përcaktojnë fatin e kualifikimit: Zvicër-Kanada dhe Bosnjë-Katar.

Situata në grup mbetet e hapur dhe shumë e balancuar. Kanadaja kryeson me 4 pikë dhe një golavarazh shumë të mirë +6, ndërsa Zvicra renditet e dyta, gjithashtu me 4 pikë.

Në fund të renditjes, Bosnja dhe Katari kanë nga 1 pikë secila dhe kërkojnë një mrekulli për të kaluar më tej.

Pak minuta para fillimit, janë zbuluar edhe formacionet zyrtare të dy përballjeve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat