Modriç: Fundi i karrierës po afron

Futboll

Modriç: Fundi i karrierës po afron

Më: 28 qershor 2026 Në ora: 18:16
Luka Modriç

Luka Modriç, duke pritur të zbulojë nëse do të qëndrojë te Milani, foli pas fitores së Kroacisë kundër Ganës: “Fundi i karrierës sime po afrohet gjithnjë e më shumë, e di që po plakem”, tha ylli kroat.

 Për më tepër, në lidhje me thashethemet se ai po kthehet në Madrid me kërkesë të qartë të Mourinhos, ai deklaroi:

“Nuk më ka telefonuar, i uroj gjithë të mirat, ai është një trajner i veçantë. Kam një dashuri të madhe për të”.

Modriç u stërvit nga Mourinho gjatë sezonit 2012-13 te Real Madrid, periudha e fundit e Special One si trajner i Blancos dhe fillimi i Luka-s në Bernabeu.

Nën drejtimin e Mourinhos, Modriç bëri 53 paraqitje dhe shënoi katër gola.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat