Klubi i futbollit Vizioni i Ferizajt mburret me sukseset e Lumbardha Misini.
Lumbardha është fituese e Kupës së Zvicrës me klubin e futbollit Servette.
Ndryshe është anëtare e kombëtares së Kosovës dhe prej më të mirave.
“Një rrugëtim i ndërtuar me punë, përkushtim dhe talent.
Lumbardha Misini, lojtarja që u rrit dhe u zhvillua te KF Vizioni nën drejtimin e trajnerëve Qerim dhe Vigan Shaqiri, ka bërë një tjetër hap të madh në karrierën e saj.
Pas paraqitjeve të shkëlqyera me Servette në Zvicër, ajo tashmë i bashkohet një prej klubeve më të mëdha të futbollit evropian, Bayer Leverkusen.
Ky transferim është dëshmi e punës së palodhur, disiplinës dhe cilësisë së saj, por edhe krenari e madhe për KF Vizioni dhe të gjithë ata që kontribuan në zhvillimin e saj.
Të urojmë shumë suksese, Lumbardha! Vazhdo të na bësh krenarë në skenën evropiane”., shkruan në faqen e klubit Vizioni.