Ditë e mërkurë, 31 gushti i vitit 1983.
Dinamoja e madhe e Zagrebit zbarkoi në Prishtinë.
Prishtina, si debutuese në elitën e futbollit ish jugosllav, ishte shndërruar në një “mace të zezë” për skuadrat e mëdha të asaj kohe.
Që në javën e parë, në Prishtinë ra Dinamoja e Vinkovcit, duke pësuar humbje me rezultat 1:0.
Pastaj, Partizani i Beogradit u mposht me 2:1.
Në javën e tretë, në Rijekë, Prishtina pësoi humbje me rezultat 2:1.
Por ajo që ndodhi më pas hyri në historinë e futbollit tonë.
Dinamoja e Zagrebit u shemb në Prishtinë me rezultat 3:2, në një ndeshje të paharrueshme, ku shkëlqeu dyshja Fadil Vokrri – Fadil Muriqi.
Mbi 30 mijë shikues festuan këtë fitore të madhe. Atmosfera në Prishtinë ishte e jashtëzakonshme. Mediat dhe qarqet sportive në ish-Jugosllavi e krahasonin atmosferën në kryeqytetin e Kosovës me atë të Amerikës së Jugut, Argjentinës dhe Brazilit.
Realizatorë: Muriqi 25’ e 70’ (nga penalltia) e Vokrri 80’ për vendës, kurse Bogdani 14’ e Ringovi 83’ për mysafirë.
“Rreth pikës së bardhë një tufë lojtarësh me të bardha. Prishtina shënoi golin e tretë, me autor Fadil Vokrrin.
Rreth pikës së bardhë një tufë lojtarësh në të bardha. Shikojnë majtas e djathtas dhe në fund morën urdhër nga «banka» që penalltinë duhet ta ekzekutojë Muriqi, autor i golit të parë.
Kush vendosi kështu s’gaboi fare. Muriqi, me një qetësi të pashoqe, e dërgoi topin aty ku 30.000 shikues e dëshironin. U tund rrjeta në këndin e majtë të lartë dhe 2:1!
Nëse ndonjë stadium do t’i ketë ngjarë «kraterit të vullkanit» atëherë ky ishte stadiumi i Prishtinës pas golit që e shënoi Muriqi nga penalltia. Ende ky gëzim s’kishte zënë të qetësohej, e stadiumi buçiti edhe një herë Prishtina shënoi golin e tretë, me autor Fadil Vokrrin.
Qendërsulmuesi i Prishtinës e përfundoi në mënyrën më të denjë paraqitjen e djeshme në ndeshje.
Pasi më parë kishte përgatitur rastet për dy golat që i shënoi Muriqi, një dhjetë minuta para sinjalizimit të referit për përfundimin e ndeshjes, mori një top nga Shengyli, u lirua nga Bogdani, dhe me shkathtësinë që s’përsëritet dot, kurorëzoi lojën e mrekullueshme, e cila meriton notën më të lartë.
Humbjen e Dinamos e zbuti Ringovi me gol të bukur nga gjuajtja e lirë”, ka shkruar mes të tjera gazeta “Rilindja” me datën 1 shtator të vitit 1983.
Pas javës s ë4-të Prishtina renditej në vend të katërt me 6 pikë dhe Dinamo në të 14-tin me 2.
Prishtina – Dinamo 3:2
Stadiumi i qytetit.
Spektatorë 30.000.
Moti i vrenjtur, me shi.
Referoi Stojan Ijevski i Shkupit, me asistimin e Jovica Boshlisë të Kikindës dhe Boris Sinovçiqit të Splitit. Kartoni i kuq: Cana (Prishtinë) e Bogdani (Dinamo). Kartoni i verdhë: Rama (Prishtinë), Z. Cvetkoviqi (Dinamo).
Realizatorë: Muriqi 25’ e 70’ (nga penalltia) e Vokrri 80’ për vendës, kurse Bogdani 14’ e Ringovi 83’ për mysafirë.
Prishtina: Sllobodan Shuica 7, Skënder Shengyli 8, Faton Domi 8, Ramadan Cimili 7, Petre Gruevski 7, Favzi Rama 8, Edmond Rugova 6 (Ramiz Krasniqi 7), Fadil Muriqi 8, Fadil Vokrri 10, Agim Cana 8 dhe Zoran Batroriqi 7 (Shefqet Sinani 7).
Dinamo: Vllak 7, Braçuni 6, Z. Cvetkoviqi 7, Haxhiqi 7, Zajeci 7, Bogdani 8, B. Boshnjaku 7, Cerini 7, Kranjçari 7, Mlinariqi 8 dhe Ringovi 7.