Dinamo bëri rikthimin te fitorja pas dy humbjeve radhazi në Superiore, teksa mposhti në “Elbasan Arena” Egnatian, 2-1. Pas duelit të vlefshëm për javën e 8-të të kampionatit, foli për mediat dhe trajneri fitues, Ilir Daja.
“Çdo ekip shqiptar si Egnatia duhet të krenohemi çdo ditë. I dhashë dorën Aleksit për çfarë keni bërë në Europë. Nuk duhet ti jap një personi që nuk e njoh fare. Është problem që diskuton si jam unë.
Sot kishim një ekip kampion në fuqi. Performon në Europë dhe që kthehet nga një ngarkesë. E kam provuar tre herë atë ngarkesë. Ne duhet të jemi falenderues për atë çfarë po bën Egnatia.
Bëmë një pjesë të parë shumë të mirë. Në të dytën me një bllok të ulët. Na rezultoi se ishte strategji, jo taktikë. Por si strategji na rezultoi pozitiv. Ishte e rëndësishme të ktheheshim te fitorja. Kemi prodhuar goxha futboll. Të ktheheshim te pjesa e sipërme e tabelës për të vazhduar me punën tonë.
Ishte e komanduar apo erdhi spontanisht?
Duhet të rikthehem pas 6 vjetësh, kur më thoje që merr ekip. E ke lexuar shumë drejt atë që konstatove. Pjesën e dytë kishim nevojë për tu rikthyer te fitorja. Egnatia nuk ishte në kontigjent të mirë fizik. Por që, nganjëherë duhet të fitojmë edhe me vuajtje dhe që ishte më e rëndësishmja si strategji.
Në ndeshjen para kësaj, nuk i vunë vizat e ofiside kur topi shkoi te goli. E dyta sot, meqënëse Xhaja më jep karton të verdhë, Kalari po proteston. Sot e urova kolegun tim Dede për suksesin në Europë.
Por, ky zotëria që është shumë kompetent se dhe është i arbitër i FIFA-s, unë i thashë vetëm kaq: Jep penallti, atë gol që dha. Por po smë le të dhunojnë lojtarët e mi. Alhassan i bëri faull lojtarit të rrogozhinës, por në momentin që Albanese godet me shkelm nga prapa, i thashë që nuk lejohet të dhunojnë lojtarët.
Kur bëjmë analizë, nuk i nxjerrim të gjitha. Po nxorrëm ça ka bërë arbitri, bëjmë alibi. Këto histori janë të përsëritura.
Sa i rëndësishëm është ky triumf për vazhdimësinë? Kur ky tre pikësh vjen me Egnatian më gëzon jashtë mase. Duke parë edhe lodhjen e Egnatias, zgjodhëm strategji tjetër.
A nuk mund të shtoje lojtar duke përdorur tranzicion pozitiv?
Duhet të kemi shpejtësinë në sulm që nuk e kemi. Kur ekipi kundërshtar të vjen me forca, ke krijohen hapësira prapa.
Dhuratë apo 3 pikët? Futbollistët janë të zgjuar. Ditëlindjen e organizoj presidenti me klubin. Trajneri nuk harxhoi asnjë lek, as ne nuk harxhojmë asgjë”, tha Daja.