Tirana fiton me “fat” kundrejt Skënderbeut

Futboll

Tirana fiton me “fat” kundrejt Skënderbeut

Më: 27 nëntor 2026 Në ora: 17:07
Pamje nga ndeshja

Tirana e drejtuar nga Dean Klafuriç ka marrë fitore tejet të rëndësishme në javën e 13-të të Abissnet Superiore. Bardheblutë mposhtën mes 5 golash Skënderbeun, 3:2.

I gjithë spektakli ishte rezervuar në pjesën e parë.

Lagonidis zhbllokoi shifrat me autogol në minutën e 27-të. Pak sekonda më vonë, Daci dyfishoi për Tiranën. Por “rekordmenët” e Shqipërisë nuk u ndalën me kaq, Xhixha i dërgoi shifrat në 3:0, minuta e 34-të.

Me konkretizimet e Bragës dhe Musës, Skënderbeu dha idenë se do të luftonte “all-in” në pjesën e dytë për të dalë qoftë edhe me 1 pikë nga “Selman Stërmasi”, por nuk ndodhi kështu.

Rasti më i diskutueshëm përkoi me minutën e 53-të, ku pati kontakt mes lojtarëve në zonën e bardhebluve, por arbitri Erjon Bastari lejoi vazhdimin e lojës.

Me këtë triumf, Tirana ngjitet në kuotën e 19 pikëve, aktualisht në vendin e 3-të, kurse skuadra korçare mbetet në 17 pikë, në pozitën e 4-të.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat