Vora dhe Teuta do të zbresin pas pak minutash për t'u përballur me njëra-tjetrën në fushë, në ndeshjen e vlefshme për javën e 13-të të Superiores.
Dy trajnerët, Arjan Bellai dhe Edlir Tetova kanë bërë zgjedhjet e tyre të fundit sa i takon formacionit, ku shihen qartë cilësitë në të dyja kampet. Më poshtë ju njohim dhe me 11-shet e skuadrave respektive.
Një fitore i vlen të dyjave për objektiva të ndryshëm. Te Vora duhen pikët për të garantuar së paku mbijetesën, teksa te Teuta ka ende mundësi për t'u afruar me kreun që mbahet nga Egnatia.
FORMACIONET ZYRTARE:
VORA: Harizaj; Zuna, Shiba, Clemente, Kashari, Trajkov, Vrapi, Frroku, Daka, Shehi, Gjyla. Trajner: Arjan Bellai.
TEUTA: Bernandoni; Zogos, Jazxhi, Pedro, Kallaku, Boçi, Pergjoni, Mala, Arifi, Toli, Wotlai. Trajner: Edlir Tetova.