Rey Manaj u largua për arsyen e fortë

Futboll

Rey Manaj u largua për arsyen e fortë

Më: 28 nëntor 2026 Në ora: 11:51
Rey Manaj

Duket se Sivasspor ka vendosur të “fshijë” përfundimisht Rey Manajn, disa ditë pas largimit të këtij të fundit nga klubi turk i Ligës së Parë.

Sulmuesi mori vendimin e formës së prerë duke prishur kontratën, pasi klubi nuk respektoi procedurën për t’i depozituar pagat e padhëna, çfarë rezultoi në “divorc”. 

Së fundmi, burimet brenda klubit, raportojnë se Sivasspor ka marrë një vendim të menjëhershëm për të shmangur eksodin. Drejtuesit kanë shlyer një pjesë të pagave të prapambetura ndaj lojtarëve të tjerë, në mënyrë që të mos përsëritet rasti i Manajt.

Një shumë e vogël, duke marrë në konsideratë dhe problemet financiare të klubit që prej kohësh ndodhet në krizë.

Ende nuk dihet se çfarë drejtimi do të marrë e ardhmja e Rey Manajt, i cili tashmë është futbollist i lirë. Në mesin e shumë opsioneve janë përmendur Lecce në Itali, por edhe kampionati spanjoll, pa përjashtuar edhe Turqinë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat