Bellerin denoncon presionin mbi peshën e futbollistëve

Futboll

Bellerin denoncon presionin mbi peshën e futbollistëve

Më: 28 nëntor 2026 Në ora: 12:05
Futbollisti i Betis, Hector Bellerin

Futbollisti i Betis, Hector Bellerin, ka ngritur shqetësimin për presionin e madh që ushtrohet ndaj lojtarëve për të mbajtur një peshë të caktuar trupore. Ai zbulon se disa klube i gjobisin futbollistët nëse peshojnë më shumë se norma e përcaktuar.

“Peshohemi çdo ditë. Kam luajtur në skuadra ku të gjobisin nëse peshon më shumë se normalja. Në njëfarë mënyre, kjo mund të kuptohet, por unë jetoj me këtë realitet”, – rrëfen ish-mbrojtësi i Arsenalit, pa përmendur emrat e klubeve.

Bellerin tregon edhe raste shqetësuese: “Ka pasur futbollistë që nuk kanë ngrënë dhe iu kanë rënë të fikët gjatë stërvitjes për shkak të mungesës së ushqimit”.

Ai kujton edhe futbollin e para 20 viteve, duke përmendur Ronaldo Fenomenin, Ronaldinhon, Romarion dhe Gutin.

Sipas tij, atëherë lojtarët nuk shqetësoheshin aq shumë për këto çështje, ndërsa sot ritmi i lojës është shumë më i lartë dhe kërkesat fizike janë shtuar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat