Sot luhen përballjet e radhës në aksin Vorë-Shkodër

Futboll

Sot luhen përballjet e radhës në aksin Vorë-Shkodër

Më: 28 nëntor 2026 Në ora: 11:24
Foto ilustrim

Superiore vazhdon ditën e sotme ku do të luhen dy përballjet e radhës, të vlefshme për javën e 13-të.

Fillimisht do të jetë Vora që pret në shtëpi Teutën, sfidë e cila do të luhet në mesditë prej orës 13:30. 

Pas fitores minimale me Laçin në Rrrogozhinë, tek Teuta kërkohet vazhdimësia për të mos u shkëpur nga Egnatia kryesuese. Në anën tjetër, Vora si pritëse ka nevojë shumë për pikët, duke parë dhe pozicionin në të cilin ndodhet, vendi i 8-të me pikë të barabarta me Partizanin.

Pasditja ofron një tjetër përballje interesante, atë mes Vllaznisë dhe Laçit në Shkodër. Takimi që do të luhet “Loro Boriçi”, do të nisë prej orës 16:00. Shkodranët e ndjejnë veten në kushte optimale pas dy fitoreve radhazi, çfarë ka sjellë edhe ndjesinë pozitive se do të arrihet po i njëjti rezultat edhe ndaj kurbinasve.

Këta të fundit janë në pikën më kritike të mundshme dhe vetëm fitorja do t'i jepte sadopak shpresë në një sezon të ndërlikuar ku edhe qëndrimi në elitë po vihet në pikëpyetje.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat