Ngjarjet e datës 27 nëntor

Kosova

Ngjarjet e datës 27 nëntor

Më: 26 nëntor 2026 Në ora: 21:39
Fotoilustrim

Komisioni i posaçëm për shqyrtimin e kandidatëve për emërim në Gjykatën Kushtetuese interviston kandidatët për gjyqtar në Gjykatën Kushtetuese. (Kuvendi i Kosovës, salla C-301, ora 09:00)

Mbahet seanca gjyqësore ndaj ish-ministres Rozeta Hajdari. (Pallati i Drejtësisë, Prishtinë, ora 09:30)

Shënohet “Dita e Forcës”. Ceremonia qendrore mbahet në Kazermën “Adem Jashari” në Prishtinë. Të pranishëm do të jenë udhëheqësit e lartë shtetërorë. (Ora 11:00)

Shënohet “Dita e Forcës” në të gjitha Kazermat e FSK-së: Ferizaj, Gjakovë, Gjilan, Istog, Mitrovicë, Pomozotin, Prishtinë, Prizren. (Ora 10:00-13:30)

Komisioni për Buxhet shqyrton disa raporte me amendamente nga Komisioni për Legjislacion. (Kuvendi i Kosovës, salla C-203, ora 11:00)

Kryetari i Aleancës, Ardian Gjini bën homazhe në Prekaz. (Kompleksi Memorial “Adem Jashari”, Prekaz, ora 11:00)

Ceremonia e zbulimit të pllakës përkujtimore në familjen e Sabit Gecit. (Llaushë të Skenderajt, ora 12:00)

Ceremonia e hapjes së Festivalit të Filmit “Hyjnesha në Fron”. (Kinemaja ABC, Prishtinë, ora 19:00)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat