Podujeva pasurohet me automjete të reja për menaxhimin e mbeturinave

Kosova

Podujeva pasurohet me automjete të reja për menaxhimin e mbeturinave

Nga: A.M. Më: 26 nëntor 2026 Në ora: 21:31
Automjetet e reja që do t’i shtohen flotës për menaxhimin e mbeturinave në Podujevë.

Komuna e Podujevës po zgjeron flotën e automjeteve për menaxhimin e mbeturinave, me qëllim të rritjes së kapaciteteve për grumbullimin e tyre dhe përmirësimit të shërbimeve publike.

Kryetari i Podujevës, Shpejtim Bulliqi, ka bërë të ditur se sot kanë arritur katër kamionë për grumbullimin e mbeturinave dhe një kamionetë, ndërsa në ditët në vijim pritet të arrijnë edhe automjetet dhe makineritë e tjera.

Sipas Bulliqit, në total flota do të pasurohet me gjashtë kamionë për grumbullimin e mbeturinave, një kamion të madh ngarkues, një eskavator të madh (skip) dhe një kamionetë.

Ky investim, sipas tij, synon rritjen e kapaciteteve operative, përmirësimin e cilësisë së shërbimeve publike dhe krijimin e një mjedisi më të pastër për qytetarët.

“Më shumë kapacitete, shërbime më efikase dhe një qytet më i pastër”, ka shkruar Bulliqi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat