Komuna e Fushë Kosovës ka shënuar 28 Nëntorin – Ditën e Flamurit Kombëtar, me një manifestim qendror festiv dhe solemn, si dhe me homazhe në nderim të Komandantit Legjendar, Adem Jashari.
Në kuadër të aktiviteteve për shënimin e kësaj date të rëndësishme kombëtare, përfaqësues të komunës kanë bërë homazhe pranë bustit të Adem Jasharit, duke nderuar jetën, veprën dhe sakrificën e tij për lirinë e Kosovës.
Përmes një njoftimi, Komuna e Fushë Kosovës ka theksuar rëndësinë e kësaj feste, e cila simbolizon bashkimin rreth historisë, identitetit dhe krenarisë kombëtare.
Postim i plotë:
Sot u mbajt manifestimi qendror festiv dhe solemn në nder të 28 Nëntorit – Ditës së Flamurit Kombëtar dhe një prej datave më të rëndësishme të historisë sonë kombëtare.
Në kuadër të shënimit të kësaj dite të veçantë, u bënë edhe homazhe pranë bustit të Komandantit Legjendar, Adem Jashari, në nderim të jetës, veprës dhe sakrificës së tij për lirinë e Kosovës.
28 Nëntori na bashkon rreth historisë, identitetit dhe krenarisë sonë kombëtare.
Gëzuar 28 Nëntorin