Drejtoria për Inspektime në Fushë Kosovë ka njoftuar se ka gjobitur personin përgjegjës për dëmtimin e një peme në hapësirat publike.
Sipas njoftimit, pas raportimit të rastit, personi përgjegjës është gjobitur dhe është detyruar të vendosë një pemë të re në vend të asaj të dëmtuar.
Drejtoria ka theksuar se dëmtimi i hapësirave të gjelbra nuk do të tolerohet, duke u bërë thirrje qytetarëve që të kujdesen për pasurinë e përbashkët.
Postim i plotë:
Dëmtimi i hapësirave të gjelbra nuk do të tolerohet!
Pas raportimit të rastit, personi përgjegjës për dëmtimin e pemës është gjobitur dhe detyruar të vendosë një pemë të re në vend të asaj të dëmtuar.
Hapësirat e gjelbra janë pasuri e përbashkët. T’i mbrojmë dhe të kujdesemi për to!