Obiliqi po zgjerohet rrjeti i ngrohjes qendrore, Halil Thaçi: Qytetarët do të përfitojnë nga ky projekt

Kosova

Obiliqi po zgjerohet rrjeti i ngrohjes qendrore, Halil Thaçi: Qytetarët do të përfitojnë nga ky projekt

Nga: A.M. Më: 25 nëntor 2026 Në ora: 19:59
Punimet për zgjerimin e rrjetit të ngrohjes qendrore në Obiliq po vazhdojnë.

Punimet për zgjerimin e rrjetit të ngrohjes qendrore në Obiliq po vazhdojnë, me angazhim të vazhdueshëm të ekipeve në terren.

Kështu ka bërë të ditur kryetari Halil Thaçi, i cili përmes një postimi ka njoftuar për ecurinë e punimeve në këtë projekt.

Ai ka theksuar se Komuna e Obiliqit është e vendosur që projekti të ecë përpara, duke u angazhuar me përkushtim dhe përgjegjësi institucionale, në mënyrë që qytetarët të përfitojnë sa më parë nga ngrohja qendrore.

“Kogjenerimi në Obiliq po vazhdon!”, ka shkruar Thaçi.

Ai ka vënë në pah edhe rëndësinë që ky projekt ka për qytetin, duke theksuar se Obiliqi, si vend ku prodhohet energjia, meriton të përfitojë edhe nga ajo.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat