Viti shënon Ditën e Falënderimeve Amerikane së bashku me ushtarët e KFOR-it

Kosova

Viti shënon Ditën e Falënderimeve Amerikane së bashku me ushtarët e KFOR-it

Nga: A.M. Më: 26 nëntor 2026 Në ora: 19:32
Kryetari i Vitisë, Sokol Haliti, gjatë shënimit të Ditës së Falënderimeve Amerikane së bashku me ushtarët e KFOR-it amerikan.

Komuna e Vitisë ka shënuar Ditën e Falënderimeve Amerikane (Thanksgiving), në një aktivitet ku morën pjesë kryetari i kësaj komune, Sokol Haliti, dhe ushtarë të KFOR-it amerikan.

Me këtë rast, Haliti shprehu mirënjohjen e thellë ndaj popullit dhe shtetit amerikan për kontributin e vazhdueshëm për popullin e Kosovës.

Ai falënderoi gjithashtu ushtarët amerikanë të KFOR-it për bashkëpunimin me Komunën e Vitisë, përkushtimin dhe punën e tyre në shërbim të paqes dhe sigurisë, veçanërisht për qytetarët e kësaj komune.

Sipas njoftimit të Komunës së Vitisë, miqësia dhe partneriteti me Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten vlera të çmuara për qytetarët, ndërsa mirënjohja për popullin amerikan dhe ushtarët e tij do të jetë gjithmonë e pranishme.

“Faleminderit Amerikë!”, thuhet në mesazhin e Komunës së Vitisë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat