Rindërtohet rruga “Fatmir Hoti” në Jashanicë, investohen 122 mijë euro

Kosova

Rindërtohet rruga “Fatmir Hoti” në Jashanicë, investohen 122 mijë euro

Nga: A.M. Më: 25 nëntor 2026 Në ora: 20:41
Kryetari i Klinës, Zenun Elezaj, gjatë përcjelljes së punimeve në rrugën “Fatmir Hoti” në Jashanicë.

Komuna e Klinës ka përfunduar rindërtimin e rrugës “Fatmir Hoti” në fshatin Jashanicë, projekt ky në vlerë prej 122 mijë eurosh, i realizuar në kuadër të investimeve infrastrukturore të Drejtorisë së Urbanizmit.

Kryetari i Komunës së Klinës, Prof. Dr. Zenun Elezaj, ka bërë të ditur se ky projekt ishte kërkesë e banorëve të Jashanicës dhe tashmë është realizuar falë investimit të komunës.

Elezaj, së bashku me drejtorin e Urbanizmit, Enver Berisha, dhe drejtorin e Financave, Faruk Smajli, ka përcjellë nga afër realizimin e punimeve.

 

Ai ka theksuar se investimet infrastrukturore do të vazhdojnë edhe në fshatrat e tjera të komunës, duke u bazuar në nevojat dhe kërkesat e qytetarëve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat