“Kam provuar të zëvendësoj persona të pazëvendësueshëm dhe kam harruar persona të paharrueshëm”

Kultura

“Kam provuar të zëvendësoj persona të pazëvendësueshëm dhe kam harruar persona të paharrueshëm”

Më: 28 dhjetor 2020 Në ora: 16:33
Charlie Chaplin

Fragment nga Charlie Chaplin

Kam falur gabime gati të pafalshme, kam provuar të zëvendësoj persona të pazëvendësueshëm dhe kam harruar persona të paharrueshëm. Kam vepruar sipas momentit dhe jam zhgënjyer nga persona që nuk e mendoja kurrë se mund të zhgënjehesha, por edhe unë kam zhgënjyer.

Kam mbajtur dikë mes krahëve të mi për ta mbrojtur, jam bërë mik përjetë. Kam qeshur kur nuk ka qenë e nevojshme, kam dashuruar, më kanë dashuruar, por edhe më kanë refuzuar. Më kanë dashuruar dhe nuk kam ditur si t’ua kthej dashurinë.

Kam bërtitur dhe jam hedhur përpjetë nga gëzimi. Kam përjetuar dashurinë e kam bërë premtime të përjetshme, por më është thyer zemra kaq e kaq herë!

Kam qarë duke dëgjuar muzikë e duke parë disa fotografi të mbushura me kujtime. Kam telefonuar thjesht për të dëgjuar një zë. Jam dashuruar përsëri me një buzëqeshje. Kam besuar përsëri me nostalgji dhe kam patur frikë të humbas një person shumë të veçantë, te cilin kam përfunduar duke e humbur… por kam mbijetuar!

Dhe jetoj akoma! Dhe jeta nuk më lodh! Dhe ti nuk duhet te lodhesh nga jeta. JETO!

Është mrekulli të përpiqesh me bindje, të përqafosh jetën dhe ta jetosh me pasion. Të humbësh me klas dhe të fitosh me guxim. Sepse bota i përket atij që guxon…

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat