Sot mbahet akademi për shkollën e parë shqipe në Vërban të Vitisë dhe për mësuesin e saj të parë, atdhetarin Jetish Bislimin-Vishin.
Akademia nis në orën 11:00 në shtëpinë e lagjes në Vërban dhe organizohet nga Shoqata e të Burgosurve Politik të Kosovës.
Jetishi përveç që ishte themelues dhe mësues i shkollës së parë shqipe në Vërban, ishte edhe mësues i parë i shkollës shqipe në Rashçe të Shkupit, mësues i parë i shkollës shqipe në Biçec të Kaçanikut.
Ai ishte mësues edhe në Zhelinët ë Tetovës, Kumanovë dhe Bllacë të Shkupit.
Gjithashtu, Jetish Bislimi ishte i persekutuar dhe i burgosur politik.