Ja reagimi i Daçiqit pasi Shaip Kamberi vendosi flamurin shqiptar në Kuvendin e Serbisë

Lajme

Ja reagimi i Daçiqit pasi Shaip Kamberi vendosi flamurin shqiptar në Kuvendin e Serbisë

Nga: F.B Më: 27 nëntor 2020 Në ora: 10:40
Shaip Kamberi

Kreu i Kuvendit të Serbisë, Ivica Daçiq ka deklaruar sot se theksimi dhe vendosja e flamurit të Shqipërisë në Parlamentin serb është “provokim i qëllimshëm” i deputetit Kamberi me qëllim të jetë i vërejtur në publik, shkruan “Novosti”, transmeton “Bota sot”.

Daçiq aktin e deputetit Kamberi e sheh si “hyrje” në Ditën e Flamurit Shqiptar, që shënohet me 28 nëntor dhe ky flamur do të shpërfaqet që nga Maqedonia deri në Malin e Zi.

“Mua më vjen mirë që Kamberi vendosi edhe flamurin e Serbisë, sepse këtë e bënë rrallë, por ajo ishte ‘hyrje’ në Ditën e Flamurit Shqiptar”, tha ai për TV Prva.

Ai shtoi se në këtë përbërje ka pak opozitarë andaj Kamberi është udhëheqës në një farë mënyre i opozitës gjë që e shfrytëzon për “akt relativ provokues” që të shënohet nga opinioni.

Daçiq tha se po përpiqet të ejtë efikas në udhëheqje, por Kamberi kësaj radhe e “teproi”. “Nuk ka tolerancë kur shkelet rregullorja e Kuvendit, ku nuk lejohet shpalosja e flamujve të shteteve të huaja”, tha ai.

Ai konsideron se është çështje tjetër se me ligj rregullohet cilët flamuj mund të përdorin pakicat , “Nëse dikush ka probleme me atë, duhet kërkohet ndryshimi i ligjit e jo të provokohet kështu”, tha Daçiq.

Si dihet deputeti shqiptar nga Bujanovci,  Shaip Kamberi ka kërkuar të enjten ndryhsim në Ligjin për të drejtat dhe liritë e pakicave dhe “në atë aspekt” vendosi flamurin shqiptar në ulëse para vetës, por pas insistimit të kreut të Kuvendit e ka hequr atë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat