Dëshmi rrëqethëse për masakrën në Nerodime të Epërme

Lajme

Dëshmi rrëqethëse për masakrën në Nerodime të Epërme

Më: 27 nëntor 2020 Në ora: 23:44
Foto Ilustrim

Në Gjykatën Themelore është mbajtur gjykimi për të akuzuarit Z.K e Sh. D. Këta akuzohen për krime lufte.

Nën masa mbrojtëse anti – covid, u sollën në gjykatë këtë të premte.

Janë këta dy të akuzuar për krime lufte, të cilëve me urdhër të gjyqtarit mund të ju publikohen vetëm inicialet.

Z.K e Sh. D po akuzohen nga Prokuroria Speciale,  për krime lufte ndaj popullatës civile në fshatin Nerodime e Epërme të Ferizajt.

Ndërkohë, për këtë rast në Gjykatën Themelore për të dhënë dëshminë e tyre erdhën 4 dëshmitarë.

Me urdhër të gjyqtarit, Musa Kongjeli një nga një erdhën për të rrëfyer atë çfarë dinë këta banorë të  Fshatit Nerodime e Epërme.

Dëshmitari A. N nga foltorja e gjykatores rrëfej përvojën e 26 marsit të vitit 1999.

Ai tha që rreth orës 17:00 forcat serbe filluan djegën e secilës shtëpi rend me rend.

Ky dëshmitar ha që ngjarjen nuk e kishte parë me sy por kishte parë dëshmitë pas masakrës teksa tregoi se sa herë e kishte parë të akuzuarin Z.K.

Pasdite në gjykatë për vrasjen e Osman, Brahim, Bajram e Agron Nuhajt dhe për pjesëmarrje në maltretimin e 15 anëtarëve tjerë të kësaj familjeje dëshmoi edhe B.K.

Sipas dëshmitarit, i akuzuari Z.K ka pasur gjithmonë sjellje arrogante ndaj tij e familjes së tij.

Prokuroria Speciale e Kosovës ngriti aktakuzë karshi Z. K e D.Sh në janar të 2020-tës.

Z.K akuzohet për vrasjen e Osman, Brahim, Bajram e Agron Nuhajt dhe për pjesëmarrje në maltretimin e 15 anëtarëve tjerë të kësaj familjeje, shkatërrimin e pasurisë së tyre dhe dëbimin nga vendbanimi.

E D. Sh akuzohet se, në cilësinë e inspektorit policor, ka urdhëruar që trupat e të vrarëve të varrosen pa dinjitet dhe në kundërshtim me rregullat e luftës, të përcaktuara me të drejtën humanitare ndërkombëtare.

Që të dy janë në paraburgim që nga viti nga i kaluar kur edhe u arrestuan nga Policia e Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat