Borel: Fjalën kyçe në përfundimin e dialogut Kosovë-Serbi e ka BE-ja

Lajme

Borel: Fjalën kyçe në përfundimin e dialogut Kosovë-Serbi e ka BE-ja

Nga: F. B. Më: 1 dhjetor 2020 Në ora: 18:25
Borel

Përfaqësuesi i lartë i BE-së për politikën e jashtme Borel deklaroi sot se është krenar që përsëri u vazhduar dialogu mes Beogradit edhe Prishtinës me ndërmjetësimin e Be-së, e cila është e vetmja që mund të zgjidh këtë çështje.

Ai tha se Solana ka porosit që Serbisë duhet ofruar mundësinë e anëtarësimit me qëllim të lehtësimit të zgjidhjes së çështjes së Kosovës dhe evitimit të ndikimit rus në Beograd, shkruan “RTS”, transmeton “Bota Sot”.

Borel dje Solana kanë biseduar me ish-përfaqësuesen e lartë të BE-së Mogerini në debatin n[ Bruksel me rastin e dhjetëvjetorit të Shërbimit evropian për punë të jashtme.

"Jam krenar për vazhdimin e dialogut mes Kosovës edhe Serbisë me ndërmjetësimin e BE-së. Ndihma e ShBA-ve në dialog është e mirëseardhur, por fjalën kryesore dhe përgjegjësinë duhet ta ketë BE, sepse vetëm ajo mund të ofrojë persperkivë evropiane, që është e rëndësishme për të dy palët”, tha Borel.

Havier Solana, që ka drejtuar diplomacinë evropiane nga viti 1999 deri 2009 tha se Be duhet Serbisë të i ofrojë mundësi anëtarësimi.

"Rusia do donte shumë që Serbinë ta ketë nën ndikimin e vetë, prandaj është me rëndësi që të veprohet dhe të i ofrohet mundësi anëtarësimi në BE. I dërguari special duhet natë e ditë të merret me atë çështje ashtu që të arrihet rezultati", ka thënë Solana.

Duke u përgjigj n[ë pyetjen si mund të stabilizohet tërësisht Ballkani, nëse oferta e anëtarësimit është më pak bindëse se përpara, Borel tha se Be duhet të ofroj perspektivë evropiane edhe të forcoj investimet ekonomike në regjion.

"Është për keqardhje që BeH nuk ka mundur së bashku të shënoj përvjetorin e 25-të të marrëveshjes së Dejtonit, ishte e pamundur që të gjithë së bashku të shënojnë tragjedinë e luftës edhe të kthehen nga e ardhmja", tha Borel.

"Pikërisht pasi ndarjet janë të pranishme edhe të thella duhet të ofrojmë perspektivë evropiane edhe të investojmë më shumë. Në të kundërtën banorët do të vazhdojnë të shkojnë nga regjioni”, përfundoi Borel.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat