Akuza të reja nga Drecun: Kemi dokumentacion për 159 llogore në Kosovë dhe Shqipëri

Lajme

Akuza të reja nga Drecun: Kemi dokumentacion për 159 llogore në Kosovë dhe Shqipëri

Nga: F. B. Më: 2 dhjetor 2020 Në ora: 16:29
Drecun

Kreu i Këshillit të Kuvendit për Kosovë, Milovan Drecun ka deklaruar se në hapësirën e Kosovës dhe Shqipërisë kanë ekzistuar së paku 159 llogore të kontrolluara nga UÇK, për të cilat ka dokumentacion grupi punues dhe disa prej tyre nuk janë pjesë e kauzës në Hagë, andaj presim akuza të reja, shkruan “Kosovo-online”, transmeton “Bota Sot”.

“Ne kemi ndarë këto sekrete, burgjet ilegale sipas zonave të UÇK-së, për të arritur tek përgjegjësit që i kanë kontrolluar. Ka njerëz që i kanë udhëheq llogoret, i kanë munduar njerëzit dhe ka përgjegjësi komanduese të komandantëve të zonave, sepse burgjet ishin në zonat e territorit të tyre”, tha Drecun.

Sipas tij bëhet fjalë për zonat në Llap, Shalë, Drenicë, Nerodime, Pashtrik, Dukagjin dhe Karadak si dhe veri të Shqipërisë.

“Në zonën operative të Llapit ndodheshin 13 llogore, komandant ishte Rrustem Mustafa – Remi. Në Shalë 13 llogore, komandant Rrahman Rama, në Drenicë 16 llogore, komandant Sami Lushtaku, ndërsa në neodime 18 llogore që ndodhnin nën përgjegjësinë e Shukri Bujës dhe Beg Bajramit e më pas Musli Isakut – Çerçizit. Në zonën e Pashtrikut ishin 37 llogore, ku drejtonte Ekrem Rexha, në Dukagjin 33 llogore ku ishte komandant Ramush Haradinaj, në Karadak 26 llogore, drejtues ishte isuf Ahmeti –Rexha.Në veri të Shqipërisë ishin 6 llogore sekrete”, tha Drecun.

Në bazë të dokumentacionit për këto llogore priten edhe akuza të reja. “Nëse vazhdon me ngritjen e akuzave të reja, atëherë ato duhet të jenë për komandantët t zonave. Ata kanë përmendur dy llogore në Shqipëri n e dimë për 6”, tha ai.

Ai njoftoi se është krijuar grupi punues në Shqipëri që duhet të konfirmojë nëse janë të sakta konstatimet e Dik Martit.

“Por ai që drejtonte ka deklaruar se nuk ka pasur krime, kj tregon ata duan të heqin përgjegjësinë nga Shqipëria. Por Shqipëria përmes akuzës për Thaçin dhe tre tjerët ka përgjegjësi për krime. Ajo nuk mund të thotë se nuk ka situr se nuk ka pasur kontroll, Grupi ynë ka dokumente që mund të ju ofrojë nëse iu interesojnë  edhe për atje edhe territorin e Kosovës, që mos të thonë se nuk  e kemi ditur”.

Kjo sipas tij bëhet për shkak të opinionit ndërkombëtar, ashtu që të tentohet të hiqet përgjegjësia e Shqipërisë për krime, që e ngarkojnë rëndë Shqipërinë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat